Perfaqesues te politikes dhe institucioneve vendore në Shkodër janë bërë pjesë e vizitave zyrtare dhe urimeve në festën e Fiter Bajramit.

Pas takimit me myftiun e Shkodrës imam Muhamed Sytari ata kane percjelle urime te perzemerta per besimtaret musliman te Shkodres duke nenvizuar faktin se ne kete qytet mbizoteron harmonia fetare dhe respekti i ndersjellte.   Për dy orë me radhë në Xhaminë e Parrucës Myftinia e Shkodrës priti vizitat zyrtare me rastin e festës së Fiter Bajramit. Të parët, siç zakonisht në këto vizita ishin përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ndersa me pas perfaqesues te politikes dhe institucioneve vendore.

Artikulli paraprakFITER BAJRAMI, MYFTIU I SHKODRËS URON BESIMTARËT MUSLIMAN
Artikulli tjetërDREJTORJA E KOPSHTEVE NË SHKODËR SHTRON YFTAR PËR GRATË