Autoriteti i Konkurencës i jep të drejtë Almiro Gurakuqit dhe shoqërisë Carpathia Albania SHPK dhe vëren shkeljet e bëra nga Bashkia Shkoder në ankandin për privatizimin e Vllaznia Sh.a.

Pas pezullimit që bëri KPP tani dhe vendimi i Autoritetit të Konkurencës tregon qartazi shkeljet e bëra në këtë ankand për shitjen e klubit të futbollit “Vllaznia”.

Autoriteti i konkurencës është një institucion ku vendos mbi parimet e konkurencës por pavarësisht kësaj duket sikur ankandi gjithnjë e më shumë po shkon drejt anullimit përfundimtar.