Autoritetet kompetente në Prishtinë, pohojnë se tashmë kanë përgatitur projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, në kuadër të punimeve për autostradën që lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt thuhet se do të diskutohet edhe në takimin e së enjtes në Vjenë, i cili pason Samitin e Berlinit të mbajtur një vit më herët nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. Kosova dhe Serbia kanë edhe një marrëveshje për autostradën Prishtinë – Nish, të arritur në Bruksel dhe të cilën Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë. Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova tashmë ka përfunduar projektin kurse studimin e fizibilitetit është duke e përgatitur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
MBËSHTETJA PRITET TË MERRET DHE NGA BE, PROJEKTI GATI
Ministri Zharku, tregon se Qeveria e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë për realizimin e projektittë përbashkët, pasi siç thotë ai, autostrada në territorin e Kosovës, Prishtinë – Nish – Durrës është vazhdimësi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, që tashmë ka përfunduar deri në Besi, fshat ky që gjendet rreth magjistrales Prishtinë – Podujevë, kurse ekzistojnë edhe rreth 24 kilometra tjera deri në Merdarë.

Artikulli paraprak“RESHIT RUSI” MERR VLERËSIME POZITIVE PËR LIÇENSIM
Artikulli tjetërFERMENTIM, 300 FAMILJE PREJ SHUMË VITESH PA UJË TË PIJSHËM