
Punimet për rikonstruksionin dhe modernizimin e rrugës së Pulajve në Velipojë po ecin me ritme të shpejta. Kjo pjesë e rëndësishme e rrjetit rrugor po merr formë duke transformuar tërësisht njërën nga zonat më me perspektivë të bregdetit të veriut. Rregullimi i këtij aksi është pritur me mjaft optimizëm nga banorët. Ata thonë se ky investim do t’u rrisë vlerën pronave dhe do të zhvilloj zonën.
Ky investim nuk është thjesht një ndërhyrje lokale, por një pjesë e rendesishme e projektit të madh strategjik për lidhjen e Velipojës me Ulqinin. Ndonse projekti për ndërtimin e urës që do të lidh Velipojën me Ulqinin është zvarritur prej kohesh banorët shpresojnë se me përfundimin e këtij segmenti, ky projekt do t’I jap një hov të ri turizmit.


