Projekti i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytetin e Lezhës po shkon drejt fundit. Nënkryetari i Bashkisë, Fatjon Zefi, bën të ditur se në pjesën më të madhe të rrugëve është realizuar shtrirja e tubacioneve nëntokësore, bokseve dhe ndërtimi i pusetave të mëdha.
Brenda muajit qershor synohet të përfundojë asfaltimi i rrugëve dhe rikthimi i normalitetit në Lezhë. Janë 43 akse rrugore që do të rehabilitohen në qytet dhe zonat periferike, ku nuk ka pasur ndërhyrje prej dekadash.
Ky projekt, i financuar nga Banka Gjermane KfW me vlerë 18 milionë euro, i jep zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve në qytetin e Lezhës.

Artikulli paraprakARRESTOHET 32-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM PËR TENTATIVË VRASJEJE
Artikulli tjetërAKTIVITET PËR 115-VJETORIN E KRYENGRITJES SË M.MADHE