Avari në avionin ku udhëtonte Rama, shtyhet fluturimi

Një avari në avionin e linjës Singapor-Frankfurt ka sjellë ndërprerjen e udhëtimit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në drejtim të Shqipërisë. Kësisoj, delegacioni shqiptar ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit të kompanisë gjermane, Lufthansa. Delegacioni duhet të ishte nisur rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar dhe avioni është kthyer në aeroport. Në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë edhe disa sipërmarrës shqiptarë. Mësohet se delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë për shkak të avarisë.