Itali – Avari në det, arrestohet 2 skafistë italianë që ishin nisur nga Durrësi

Mediat lokale italiane “Quotidiano.it” e “Puglia.tv” informon se një gomone e gjatë 7 metra e nisur nga Durrësi e me në bord dy shtetas italianë është ndaluar 38 milje larg Brindizit pas një difekti që kishte pësuar në mes të detit. Dy skafistët italianë me inicialet E.C. e M.A e me origjinë nga Brindizi, të njohur për vepra të ndryshme penale nga drejtësia italiane janë arrestuar pasi kanë shkelur masën e sigurisë speciale që i detyron të mos braktisin komunën e Brindizit. Mediat italiane duke iu referuar informacioneve të policisë italiane, tregojnë se në natën e 1 nëntorit duke u gdhirë 2 nëntori, nga një telefonatë anonime ka mbërritur në numrin e emergjencës në det të Portit të Brindizit alarmi i humbjes së kontakteve me një mjet lundrues të gjatë 7 metra e me dy persona në bord , i nisur nga Durrësi me drejtim Brindizin. Menjëherë ka nisur procedura e emergjencës në det duke aktivizuar Rojen Bregdetare, Komandën e Përgjithshme të Porteve në Romë si dhe autoritetet shqiptare. Një avion i Roje bregdetare të Repartit ajor të Katanias, i tipit AË139 “NEMO, ka identifikuar mjetin lundrues me dy persona në bord rreth 38 milje larg brigjeve të Brindizit. Gomonia e gjatë 7 metra kishte pësuar një avari duke u mbetur në mes të detit. Dy skafistët italianë me inicialet E.C e M.A ishin në gjëndje të mirë shëndetësore. Me anë të një rimorkiatori është realizuar nxjerrja e mjetit lundrues në tokë dhe dy safistët italianë janë vënë nën arrest. Policia italiane po heton mbi zbardhjen e motivit të udhëtimit në Shqipëri të dy shtetasve italianë përmes detit.