Avioni i Blue Panorama pëson defekt 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

 

Dhjetra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në aeroportin e Rinasit për shkak se avioni ‘Blue Panorama’ me të cilin duhet të ishin nisur në Milano ka pësuar defekt. Plot 130 pasagjerë, shqiptarë e të huaj kanë mbetur të bllokuar në aeroport prej 4 orësh, kohë që do të kishte qenë e mjaftueshme për të mbërritur në Milano. Por aventura e tyre nisi sapo vunë këmbën në avion. Pak pasi hipën, 130 pasagjerë u zbritën nga avioni pasi ekuipazhi në bordin e avionit të kompanisë ‘Blue Panorama’ i njoftoi se avioni ka defekt. Por pasi kanë zbritur prej orës 11;45 minuta pak para mesditës, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport pa asnjë informacion nga kompania, nëse nisja do të mundësohet sot apo në një moment tjetër. Kompania nuk u ka dhënë asnje sqarim të vetëm përvec njoftimit të defektit në orën 11:45 minuta.

Artikulli paraprakTRUMP MESAZH RAMËS DHE NISHANIT PAS MARRJES SE URIMEVE
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 1 MLN E 700 MIJË EURO MARIJUANË