Avioni luftarak me dy persona në bord rrëzohet në det

Një aksident tragjik ka ndodhur sot përgjatë një spektakli të Aerenautikës ushtarakae Italiane. Një avion luftarak Eurofighter me dy persona në bord është rrëzuar në det në momentin e performancës ajrore. Eventi po zhvillohej në territorin e Terracinës në jug të provincës së Romës. Lajmi është konfirmuar dhe nga Aerenautika Italiane. Ngjarja ka qënë tronditëse për mijëra spektatorë që po ndiqnin këtë Air Show. Avioni i rrëzuar ishte i parafundit para performancës mbyllëse me ngjyrat e flamurit italian. Në momentin e rrëzimit piloti i avionit nuk është hedhur me parashutë për të shpëtuar. Po punohet për të rekuperuar trupat e dy viktimave.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË GJERMANI – EXIT POLL-ET: KANCELARJA MERKEL SIGURON MANDATIN E KATËRT
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË PRANË NJË KISHE, 6 PERSONA TË PLAGOSUR