Një avion me 71 pasagjerë është rrëzuar në Rusi. Avioni ishte nisur drejt qytetit Orsk në Rusi, ndërsa është zhdukur nga radarët 2 minuta pas nisjes. Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani është rrëzuar dhe shanset për të mbijetuar janë thuajse zero.

Ekipet e emergjencës dyshojnë se avioni është rrëzuar në Ramenskiy që është një provincë e Moskës, vetëm 50 kilometra larg Moskës. Në avion kishte 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë ekuipazhi Publikohen pamjet e avionit të rrëzuar pak pas ngritjes nga aeroporti i Moskës, në bordin e të cilit ishin 71 pasagjerë. Nga të dhënat e raportuara nga mediat ruse, të cilave iu referohen pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare, nga kjo tragjedi nuk ka të mbijetuar. Avion rus me 71 persona në bord u rrëzua, ndërsa më parë ishte dhënë alarmi se ishte zhdukur nga radarët.

Aeroplani ishte i llojit Antonov An-148, ndërsa fluturonte nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit. “Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, raportojnë mediat ruse.

Artikulli paraprakVIDHTE BANESA, ARRESTOHET I KËRKUARI 28 VJEÇAR
Artikulli tjetërTRE KËNGËTARË SHQIPTARË, PËR TRE SHTETE TË NDRYSHME DO KONKURROJNË NË EUROVIZION