Tensionohen marrëdhëniet me Turqisë e Rusisë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ushtria turke në një zonë kufitare mes Turqisë e Sirisë. Me kërkesën e Turqisë, NATO thirri në një takim urgjent aleatët për të diskutuar mbi avionin rus, i cili u rrëzua në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë. Incidenti ka shkaktuar polemika të shumta midis Kremlinit dhe Ankarasë.

 

Ora 22:30 Një ushtar rus vritet në Siri gjatë kërkimit të pilotëve Një ushtar rus u vra në territorin sirian gjatë misionit të shpëtimit të dy pilotëve në avionin e qëlluar Su-24.

Ora 22:00 Pentagoni konfirmon: Avioni rus u paralajmërua Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetur deklaratat e ushtrisë turke e cila pohon se ka paralajmëruar bombardimin rus 10 herë para se të qëllonin. “Ne mund të degjonim çdo gjë që po ndodhte, ata ishin në kanale komunikimi të hapura”- tha Kolonel Steve Ëarren.

Ora 21:00 Stolenberg; Avioni rus hyri ne hapesiren ajrore turke Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg në një deklaratë nga Brukseli tha se avioni rus kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Kreu i NATO-s ka mbështetur versionin e palës turke dhe tha se sipas një vlerësimi të aleancës avioni rus hyri në hapësirën turke. Ati tha se ka pasur kontakte me zyrtarë të Moskës dhe Ankarasë, por jo mes zyrtarëve të NATO-s dhe Rusisë. Stolenberg bëri thirrje për qetësi mes të dy vendeve për të mos përshkallëzuar situatën I ashpër ka qënë reagimi i Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e ka cilësuar sulmin e ushtrisë turke si një thikë pas shpine, të ardhur nga mbështetësit e terrorizmit. Lideri i Kremlinit tha gjithashtu kjo ngjarje do të ketë pasoja serioze për marëdhëniet Rusi-Turqi. Ndërkohë, Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë me dije anulimin e vizitës që kishte planifikuar të zhvillonte në Turqi ditën e mërkurë. Përfaqësuesit e Ankarasë janë rezervuar në prononcimin e tyre për mediat, por rrëzimi i avionit është marrë përsipër prej tyre. Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se “të gjithë duhet të respektojnë të drejtën e Turqisë për të mbrojtur kufijtë”. “Ne nuk mund të flasim për një vend armik për momentin”, është shprehur Erdogan. Zyrtarët e dy shteteve kanë patur jo pak kundërshti në deklaratat paraprake. Sipas përfaqësueve të Moskës, avioni nuk e ka dhunuar hapsirën ajrore të Turqisë, ndërkohë që një gjë e tillë nuk pohohet nga pala turke. Një tjetër aspekt i paqartë është se Ankaraja pretendon që e ka paralajmëruar të paktën 10 herë Su-24-ën, përpara se të urdhëronte sulmin që sipas tyre u ndërmor nga dy avionë të modelit F16. Rusia nga ana tjetër, thotë se rrëzimi i avionit nuk ka ardhur si pasojë e luftës ajrore, por ka qënë një objekt ushtarak që ka goditur nga toka. Një video amatore që po qarkullon në internet tregon një pilotëve që ka humbur jetën, teksa gjendet i rrethuar nga forcat që kundërshtojnë Asadin. Ndërkohë, autoritetet po përpiqen që të zbulojnë vendndodhjen e pilotit tjetër, për gjetjen e të cilit janë angazhuar edhe disa helikopterë. Obama: Turqia ka te drejte te mbroje territorin e vet “Në qoftë se Rusia drejton energjitë e saj drejt Shtetit Islamik, gabimet kanë më pak gjasa të ndodhin”, tha Obama, duke shtuar se Turqia, si çdo vend tjetër , ka të drejtë të mbrojë territorin e vet dhe hapësirën ajrore të saj”.