Avioni ushtarak bombardon kampin e refugjatëve në Nigeri, më shumë se 100 të vdekur

Një avion ushtarak nigerian ka bombarduar sot gabimisht një kamp refugjatësh duke shkaktuar më shumë se 100 të vdekur. Kjo ishte bërë me dije nga burime zyrtare në Nigeri. Forcat ushtarake ajrore ishin në një mision kundër ekstremistëve islamikë të Boko Haram, në zonën veri-lindore Rann, pranë kufirit me Kamerunin. Gjenerali i misionit, Lucky Irabor tha se nuk dihet saktësisht numri i viktimave dhe i të plagosurve, mes të cilëve ka edhe punonjës të organizatave humanitare që punojnë si mjekë për “Mjekët pa Kufij” dhe “Kryqin e Kuq”. Gjenerali tha se kishte informacione se një grup i “Boko Haram” ndodhej pikërisht në koordinatat ku janë bërë sulmet. Ai shtoi se është herët për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një gabim taktit apo gjeografik. Në çdo rast, ka theksuar Irabor, avioni nuk ka shënjestruar qëllimisht kampin e refugjatëve dhe për këtë incident tragjik kanë nisur hetimet.

Artikulli paraprakZJARR I MADH TEK ISH-FUSHA E AVIACIONIT,MERR FLAKË MAKINA
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË KAPEN BRENDA MAGAZINËS SË DROGËS ME VLERË 170 MIJË EURO