Avokatët që kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese Sky Ecc, kanë paraqitur një shtesë në ankim ku kërkojnë që krahas shqyrtimit për ligjshmërinë e marrjes se aplikacionit SKY, të shfuqizohet një nga dispozitat ligjore të Reformës ne Drejtësi që vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim edhe këtë kërkesë në datë 19 nëntor.
Kërkuesit janë avokatët Gurali Braimllari, Ylli Manjani dhe Ledio Bianku.
Në arsyetimin e tyre avokatët pretendojnë se duan të përballen me gjyqtarë dhe prokurorë jo të shantazhueshëm.