Ka nisur konferenca për mediat e mbrojtësve ligjorë të Presidentit Meta, Av. Kujtim Cakrani dhe Av. Gylsen Zhllima.

Gjatë fjalës së tij avokati Kujtim Cakrani ngriti shqetësimet për situatën në të cilën ndodhet Meta në paraburgim, duke thënë se është shkelur ligji, dhe se ndaj Metës është hedhur “balë’” e janë bërë sulme pa fund.

“Nuk i jepet mundësia që të komunikojë me qytetarët, me bashkëpunëtorët. Por problemi është që hetimit kanë përfunduar në datën 4 gusht në 2025 dhe prej kësaj date zoti Meta është në seancë paraprake. Ne sot jemi plot 4 muaj e gjysmë dhe nuk kemi nisur seancën paraprake që do të thotë është një shkelje e rëndë. Kjo ka rënduar pozitën e drejtësisë që është kthyer në drejtësi inkuizitore. Ne kemi bërë kërkesë për zëvendësimin e masës duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në momentin ku ndodhet çështja. Gjyqtarja Irena Gjoka është në hall të madh, sepse është e kapur dhe e shantazhuar. Por ne do vazhdojmë betejën ligjore. Presidenti Meta sot është në kushte paraburgimi që kanë kaluar çdo standard ligjor dhe human”, tha ai.

Artikulli paraprakMINISTRJA SALA: 14 SHËRBIME TË REJA SOCIALE GJATË 2026, NË 61 BASHKI
Artikulli tjetërRAMA: DEKADËN E FUNDIT INVESTUAM NË ENERGJINË E GJELBËR. NË 2028 DO JEMI SOVRANË, S’DO BLEJMË MË NGA JASHTË