
Avokati i popullit Igli Totozani, ka qënë i ftuari i radhës i emisionit Tonight ne ekranin e star plus tv.
Rezoluta për gjakmarrjen, problemet e qytetarëve shkodranë për demshperblimet e permbytjeve apo edhe banesat e stadiumit kane qene pjese e ketij emisioni ku totozani ka garantuar mbështetjen e plotë për ta. I pyetur ne lidhje me fluksin e emigranteve qe pritet të prekin shqipërinë, Totozani u shpreh se Shqipëria nuk i ka kapacitet e nevojshme per te pritur një numër të tillë emigrantësh. Per rreth 1 orë e 20 minuta, Igli totozani i është përgjigjur pyetjeve te gazetarit Erzen Koperaj, në lidhje me rolin e institucionit të avokatit të popullit përballë problemeve që shqetësojnë komunitetin.


