Ditet e hapura te institucioneve, per avokatin e popullit, kane sjelle ne kete bashku perfaqesues te zyres se avokatit te Popullit. Ato jane takuar me banore te bashkise Vau Dejes, te cilet jane njohur me problamtikat qe shqetesojne kete komunitetet, por keto takime sipas perfaqesuesve te zyres se avokatit te popullit nuk do te ndalen por do te jene periodike.

Sipas perfaqesuesve te Avokatit te Popullit, problematikat kryesore te shfaqura nga qytetaret, kane qene problemet me faturat e energjise elektrike, por edhe procesi I legalizimeve, shqetesime te cilat presin te marrin mbrojtjen nga zyra e avokatit te popullit.Ceshtja e energjise elektrike, e ne menyre te vecante te faturave eshte nje problematike e njohur, por edhe e cila ka demtuar pjesen me te madhe te banoreve te kesaj zone, te cilet edhe pse paguajne energjine nuk marrin sherbimin e duhur, nderkohe qe sa I takon legalizimeve, sipas edhe drejtuesve te Bashkise Vau Dejes, procesi I legalizimeve, eshte ne shifrat me te uleta te tij, duke demtuar rende banoret