Avokati i Selimit nis me kundërargument për pretendimin e parë të Prokurorisë që Selimi ka pasur kontroll mbi Policinë si ministër i Rendit Publik: “ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë argumentet e veta”.

Sipas tij, termi “Policia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” është një tezë e Prokurorisë, “e hartuar si një kosh ku Prokuroria mund t’i hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore” për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie dhe që drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik.

“Pas qershorit, UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave, nuk ka qenë nën përgjegjësinë e zotit Selimi. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga zoti Selimi, siç pretendon ZPS-ja”, tha ai.

Artikulli paraprakSHKODER, VIHET NË PRANGA 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMISIONI PËR ‘TERRITORIALEN’, GJIKNURI: PS I KA 71 VOTA PËR LIGJIN E RI