Këshilli i Mandateve nisi punimet në orën 11:00 me fjalën e palës mbrojtëse. Avokati Artan Hajdari e quan të pabazuar në ligj kërkesën e prokurorisë për autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Një hetim për të cilën palës italiane iu deshën 4 vjet deri në sekuestrimin e drogës, këtu brenda 48 orësh vjen autorizimi për arrestimin e një deputeti. Hetimet janë bërë me shpejtësi. Këto gjëra nuk bëhen fshatçe, por sipas ligjit. Nuk ka asnjë implimik të Tahirit në veprimtari kriminale. Deputeti është i lirë të hetohet me imunitet ” deklaroi Hajdari. Madje sa i takon prokurorisë deklaroi: “Kërkesa është e shpejtë, e paargumentuar dhe e pasinqertë. Kërkesa duhej të shoqërohej me prova” Avokati e mbylli fjalën e tij duke i kërkuar Këshillit të Mandateve rrëzimin në tërësi të kërkesës së prokurorisë. “Të mos jepet autorizimi për arrest, kontroll banese dhe kontroll personal

Mbrojtja e avokatit Hajdari: Kërkesa e prokurorisë është e pabazuar në ligj dhe në prova. Kuvendi të mos e pranojë. Provat të mos merren në konsideratë por dhe nuk përbëjnë indicie për dhënien e autorizimit për arrestimin. Vlerën provës ia jep gjykata Dy prova ka përmendur prokurora Një akt juridik që është kontrata e shitjes mes deputetit dhe qytetarit ndaj një personi që mendohet ose ka lidhje familjare. Është një marrëdhënie juridike që nuk ka vlerë për këtë proces por vetëm për palët për atë qarkullim civil dhe jo marrëdhëniet penale. Prova dy: Fakti që makina që është shitur dhe është përdorur është sërish tymnajë.

Sistemi TIMS nuk tregon se ka udhëtuar Tahiri me personin në kërkim. Prokuroria ka materialet që janë nga media. Nuk ka asnjë implikim që tregon lidhje direkte, dhe indirekte, periferike, apo aksidentale, apo dyshime që mund të krijojnë bindje në lidhje me veprimtarinë e atij grupi kriminal Seanca duhej të ishte e gjitha publike. Nuk ka asnjë provë që mund të konsiderohej nga prokuroria si sekret hetimi.

Artikulli paraprakTRAJNERI GJOKA: NË NDESHJEN ME PARTIZANIN, BESOJ TEK VLLAZNIA
Artikulli tjetërTAHIRI: PRANGA POLITIKE NË DUAR NUK PRANOJ. HARROJE!