Menjëherë pas përfundimit të seancës së gjyqit për Shkëlzen Xhenja, i dyshuar për plagosjen e Flutura Muçës për të cilin gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”, avokati mbrojtës Fatbardh Kadrija tha se ky vendim është i pabazuar në prova dhe ligj.

Avokati Kadrija u shpreh se gjykata nuk mund të japë vendime mbi dy alibi që ka prokuroria. Alibitë jo vetëm se nuk qëndrojnë por sipas mbrojtjes vendimi i gjykatës duhet të jetë i bazuar në prova. Tashmë duhet pritur se cili do të jetë vendimi që do të japë gjykata e apelit pas ankimimit që do të bëjë pala mbrojtës për masën e sigurisë “arrest me burg” të shtetasit Shkëlzen Xhenja, i akuzuar për plagosjen e Flutura Muçës në 18 shkurt të këtij viti.