
Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder vendosi “arrest me burg” per 12 te arrestuarit e operacionit “Maranaj” te dyshuar per dhenie huaje ne shume te medha parash ne menyre te jashteligjshme.
Anton Kosteri avokati mbrojtes i njerit prej te arrestuarve, i quan te paligjshme masat e sigurise “arrest me burg” nga gjykata duke thene se deri me tani nuk ka prova ndersa shprehet se keto arrestime jane bere per t’i bere qejfin qeverise duke permendur edhe disa shembuj te tjere qe nga 2014 dhe deri me tani te aksioneve te bujshme por qe me pas te dyshuarit kane marre pafajsine.
Avokati Kosteri deklaron se denoncuesi ashtu siç perflitej eshte ish-prefekti i Shkodres Paulin Radovani ndersa thote se dy djemte e ish-prefektit dhe vete ish-prefekti nuk jane kercenuar dhe nuk i eshte bere as presion nga te dyshuarit.
Keto arrestime erdhen pas nje denoncimi te ish prefektit Paulin Radovani dhe regjistrimeve telefonime dhe ambjentale. Dy djemte e tij kane marre shume te medha huaje qe perllogariten ne 13 milion euro ne total tek persona te ndryshem.
Ish prefekti pretendon se keto para ia kane dhene me fajde dhe me pas ne pamundesi per ti shlyer dy djemve dhe vete atij i eshte bere presion. Dy djemte e ish prefektit jane larguar nga Shkodra duke u arratisur pas ketyre problemeve.






