Letër Tahirit – Kanabisi, Avramopulos: Rrisni dënimet dhe konfiskimin e aseteve

Komisioneri i BE për Çështjet e Emigracionit dhe Sigurisë, Dimitris Avramopulos ka inkurajuar autoritetet shqiptare për të vijuar me luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në një letër drejtuar ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, Avramopulos kërkon që të rriten dënimet dhe të konfiskohen sa më shumë asete financiare. Avramopulos: Në takimin e fundit të Nënkomitetit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Mars, Komisioni mirëpriti operacionet e suksesshme të policisë dhe bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në luftën kundër trafikimit dhe prodhimit të drogës. Këto hapa pozitivë duhet të shoqërohen me aksione të fuqishme parandaluese dhe një ndjekje gjyqësore të sukseshme. Komisioni gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare të shtrijnë në mënyrë sistematike hetimet mbi asetet financiare të organizatave kriminale dhe rrisin numrin e konfiskimit të këtyre aseteve dhe të dënimeve. Më tej Avramopulos thekson se mbështet autoritetet shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Avramopulos: Ne do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet shqiptare në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Unë, personalisht, ju përshëndes Ministër, stafin tuaj të zbatimit të ligjit dhe Guardia Di Financa-n për përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë fushë. Rezulatet e aksionit tuaj provojnë se keni të drejtë. Unë gjithashtu dua të inkurajoj autoritete shqiptare të vazhdojnë një luftë më të gjerë kundër krimit të organizuar me forcë, edhe nëpërmjet Reformës në Drejtësi. Rezultatet e përmirësuar në këtë luftë do t’ju ndihmojnë në shtimin e financimin e përpjekjeve tuaja.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBIZNESMENI SHQIPTAR VLERESOHET NGA PRESIDENTI BARAC OBAMA
Artikulli tjetërKAPEN 10.6KG MARIHUANE NE KUFIRIN MES SHQIPERISE DHE GREQISE