Sikundër edhe paralajmëroi në twitter, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh në ditën e parë të vizitës në vendin tonë.

Takimin e parë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, do ta ketë me shefin e qeverisë Rama, në orën 10:45. Axhenda e takimeve do të vijojë me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në orën 11:45. Në orën 15:45, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein do të zhvillojë një takim me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha. Mësohet se Fleckenstein ka parashikuar një takim gjatë pasdites dhe me liderin e opozitës Lulzim Basha, por nuk ka një orar të përcaktuar. Takimi pritet me interes në një kohë që opozita ka hyrë në ditën e katërt të protestës.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, DERI TANI 6 TË ARRESTUAR. ÇERPJA BASHKËPUNON
Artikulli tjetërVAZHDON DORËZIMI I ARMËVE NË QARKUN SHKODËR