Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE-së

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e vajzës së një zyrtari të lartë të Bashkimit Europian. Maria Ludenburger,19 vjeç, u gjet e vdekur në një lum në qytetin Freiburg ku ajo studionte mjekësi. Babai i saj, Dr. Clemens Ladenburger është një avokat i cili punon si krahu i djathtë i kryetarit ligjor të Komisionit Europian. Si për ironi, Maria në kohën e saj të lirë, punonte vullnetarisht në ndihmë të emigrantëve në qytet por policia beson se ajo nuk e kishte njohur vrasësin e saj para natës që ndodhi ngjarja. Krimi ka ndodhur në 16 tetor ndërsa ajo po kthehej me biçikletë nga një festë që ishte organizuar në qytetin universitar. 17-vjeçari u identifikua si autor pasi AND-ja e tij u gjet në vendngjarje. Policia po e heton atë gjithashtu si të dyshuar për përdhunimin e më pas vrasjen e një vajze tjetër 27 vjeçare e identifikuar si Karolin G. në afërsi të Freiburg muajn e kaluar. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të ashpra kundër kancelares Merkel, nga policë të vendit dhe jo vetëm. Ata shprehen se krime të tilla vijnë si rezulat i politikës së dyerve të hapura për azilantët. Rainer Wendt, nga unioni i policëve thotë se Gjermania nuk ishte “e pregatitur për rreziqet që vijnë nga emigrimet massive”.

Artikulli paraprakARRESTOHEN TRE SHQIPTARE HAJDUTË.DY PREJ TYRE KUSHERINJ
Artikulli tjetërLEHTËSI PËR INDUSTRINË E LEHTË, MBETJET DHE PESHKIMIN