Një familje shqiptare me dy fëmijë, njëri prej të cilëve i sëmurë, është deportuar nga Islanda dhe është çuar në aeroport në orën 4, mëngjesin e se enjtes.

Ata ishin në mesin e një grupi refugjatësh që gjithashtu do të dëbohen nga Islanda për në Shqipëri përmes Gjermanisë, raportojnë mediat islandeze. Asnjë azilkërkues shqiptar nuk ka fituar azil në Islandë, sipas informacionit në Drejtorinë islandeze të Emigracionit. Sipas kësaj drejtorie: Shqipëria gëzon një demokraci paqësore, ku nuk ka luftë dhe nuk ka vend për frikë.