
POLICIA E SHTETIT PO BASHKËPUNON ME AUTORITETET HOMOLOGE PËR KTHIMIN E TYRE.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet franceze, kanë realizuar gjatë ditës së sotme një operacion riatdhesimi nga Franca në drejtim të Shqipërisë të 50 shtetasve shqiptarë, koordinuar dhe bashkë-financuar nga Agjencia Europiane për Kufirin FRONTEX. Shqiptarët e riatdhesuan janë kapur në situatë të parregullt qëndrimi në shtetet e BE si Franca dhe Gjermania Belgjika dhe Danimarka. Nga Franca janë kthyer 22 persona (meshkuj) Nga Gjermania janë kthyer 19 persona (3 familje, 3 gra + 9 fëmijë) Nga Belgjika janë kthyer 8 persona (meshkuj) Nga Danimarka është kthyer vetëm 1 person Në këtë fluturim riatdhesimi policia shqiptare ka siguruar tërësisht eskortën shoqëruese, e cila përbëhet nga Njësia e Lëvizshme Territoriale Delta Forcë, Vlorë, e trajnuar dhe certifikuar nga Agjencia Europiane FRONTEX në vitin 2014. Në përbërje të eskortës marrin 2 punonjëse policie femra, 1 psikologe femër dhe 1 mjek. Gjithashtu në kuadrin e Mekanizmit të Monitorimit për Parandalimin e Torturës marr pjesë dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të drejtave të personave që riatdhesohen. Në fluturime të tilla përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ftohet gjithmonë të marrë pjesë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Zv/Ambasadorja Gjermane, përfaqësues nga Ambasada Franceze, etj., ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit këtë operacion riatdhesimi. Drejtues te policise se shtetit u shprehen se ky operacion riatdhesimi dëshmon dhe një herë nivelin dhe efikasitetin e veprimeve të efektivave tona policore, të specializuara në këtë drejtim. Ndërkohe shteti shqiptar ne ketë mënyre respekton dhe përmbush detyrimet ne kuadër te lëvizjes se lire ne hapesiren shengen.