Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere i ka bërë apel shqiptarëve dhe kosovarët të vijnë në Gjermani për të punuar dhe jo për të kërkuar azil. Në një intervistë për Euroneës Thomas de Maiziere është shprehur se Shqipëria dhe Kosova i kanë kërkuar të bëjnë çdo gjë në mënyrë që të rinjtë mos largohen nga vendi. Thomas de Maiziere: “

Po, Shqipëria e Kosova qeveritë e tyre po na kërkojnë të bëjmë çdo gjë të mundur që të rinjtë e tyre të mos largohen nga vendi. Dhe ne i themi që nuk mund të vini këtu për të kërkuar azil, sepse nuk mund të aplikohet për ju, por mund të vini këtu të punoni” Ministri gjerman ka deklaruar se vendet aspirante për në BE apo ato që janë partnere të NATO nuk mund ta kërkojë azil. “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ose tashmë është një partner i NATO-s, në qoftë se ajo respekton demokracinë, atëherë nuk ka arsye që shtetasit e tij të kërkojnë azil në Europë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt kjo është për t’u dënuar.
MOSKË, MBËRRIN BOMBA MË E FUQISHME ATOMIKE
Në Moskë mbërriti bomba më e fuqishme në histori, e quajtur ‘Car Bomba’. Bëhet fjalë për bombën më të fuqishme në historinë e njerëzimit që ka forcën e 50 megaton eksploziv TNT. Me rastin e 70-vjetorit të prodhimit të armëve bërthamore të Rusisë, mbërriti në Moskë kopja e ‘Car bomb’ në madhësi natyrale. Zyrtarisht, rusët kanë bërë vetëm një kopje të kësaj bombë që shpërtheu më 30 tetor 1961, në arkipelagun të tokës së re në Detin Arktik. Bomba ishte lëshuar nga një lartësi prej 10.5 km, dhe shpërthimi ndodhi në një lartësi prej 4 km mbi tokë. Bomba e rëndë 800 ton u lëshua me parashutë me qëllim që avioni Tu-95 që ka bartur bombën të fitonte kohën e mjaftueshme për t’u larguar përpara shpërthimit, në një në largësi prej 45 kilometra.