Është në fazat e fundit inventari i librave në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Prej më shumë se 3 muajsh, punonjës të kësaj bibiloteke po punojnë për renditjen e librave në fushat përkatëse në bazë të autorit që ka shkruar librin.

Alida Luka, drejtore e Bibliotekës Universitare në Shkodër, jashtë kamerave shprehet se faza e inventarit të librave që ndodhen në këtë bibliotekë ishte një projekt i nevojshëm.

Në këtë mënyre, më organizmin e ri, çdo student që është i interesuar të huazojë libra nga kjo biblioteke, të orientohet në bazë të dy elementeve kryesore, fushës që i përket libri dhe mbiemrit të autorit.

Inventari i librave, siç shihet edhe nga pamjet ka arritur në fazën 90%. Ndërkohë, deri në përfundim të procësit, studentëve u është kërkuar që të drejtohen në Bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”.

Në mes të muajit Janar 2019, pritet të hapet fond i bibliotekës për të gjithë studentët. Nga ana tjetër, mjediset e Bibliotekës Universitare në Shkodër janë të hapura për të gjithë studentët që duan të bëjnë përgatitjen akademike pranë këtij institucioni.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMETA KTHEN NË KUVEND BUXHETIN PËR VITIN 2019: TË REFLEKTOHEN KËRKESAT E STUDENTËVE
Artikulli tjetërBLERAN, BANORËT BLEJNË VETË TRANSFORMATORIN