Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vjet burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i akuzuar për ngacmim seksual të vajzës së tij vetëm 5 vjeçe. Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Edison Shuli nga Maliqi u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmim të së bijës.

Sipas saj, 36-vjeçari, zhvishej në sy të vajzës dhe kryente vepra të turpshme përpara saj.Ka dyshime se Edison Shuli edhe e prekte vajzën e tij në pjesë të ndryshme të trupit. Por babai i Edisonit, njëherësh gjyshi i vajzës së vogël, është shprehur kundër vendimit të gjykatës, duke deklaruar se po i akuzojnë të birin pa prova.Ai ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj prokurorëve që i morën të vetmen gjë që kishte, moralin. Jani Shuli bën përgjegjëse bashkëshorten e djalit, që sipas tij ka gënjyer për tu ndarë nga Edisoni. Jani Shuli: Vendimi i gjykates, i padrejte. Prokuroria nuk ka prova qe e mitura eshte ngacmuar seksualisht nga Edison Shuli. Vajza eshte ngacmuar nga vete e ema per te gjetur arsye qe te ndahej nga bashkeshorti. Do bej vetegjyqesi. Nuk me ka mbetur asgje. Gjithçka kisha ishte morali, por edhe kete ma mori gjykata dhe prokuroria e Korçes duke ma denuar djalin padrejtesisht.

Dua drejtesi. Prokuroria eshte e korruptuar. Do hakmerrem ndaj prokuroreve, nese nuk vihet ne vend drejtesia. Prokuroria te provoje qe 5 vjeçarja eshte abuzuar nga e ema dhe familja e saj. Jam i bindur ne pafajesine e tim biri.