Nëse babai gjen bimët e kanabisit që keni mbjellë me mund dhe i djeg, çfarë duhet të bëni? Sigurisht të njoftoni policinë.

Të paktën kështu veproi një i ri australian, i cili i revoltuar mori në telefon autoritetet për të denoncuar veprimin e të atit. Sipas BBC, ngjarja ndodhi në Northern Territory të Humpty Doo. Pas një zënke me të birin, babai vendosi që t’ia digjte të gjitha bimët që kishte kultivuar në shenjë hakmarrje. Sipas policisë, djali i telefonoi këtyre të fundit sepse besonte se djegia e bimëve ishte më e rëndë se posedimi i drogës.

Artikulli paraprakTAKSISTI KTHEN MBRAPSHT 187 MIJË DOLLARË TË HARRUAR NË MAKINË
Artikulli tjetërJOHANNES HAINDL NË SHKUP, TAKIM ME LIDERËT POLITIKË