Mbrëmje tmerri për një familje shqiptare në Montelupo Fiorentino të Italisë. Babai kishte marrë thikë dhe kërcënonte të vriste djalin e tij 17-vjeçar. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari ishte në gjendje të dehur. E gjithë skena ndodhi në sy të vajzës së vogël të familjes.

Shqiptari kërcënonte edhe bashkëshorten e tij, të cilën e goditi me celular në kokë, përcjell klan.tv. Kanë qenë vet anëtarët e familjes që lajmëruan policinë. Karabinierët arrestuan shqiptarin të akuzuar për dhunë në familje. Autoritetet thonë se familjarët ishin të tronditur psikologjikisht. Ata i thanë policisë se veprimet e 35-vjeçarit nuk ishin sporadike, por rast i përsëritur.

Ai kishte ushtruar dhunë ãzike e psikologjike edhe më parë ndaj anëtarëve të familjes. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT KTHEHEN NË VENDET E PUNËS, FLUKS NË PKK
Artikulli tjetërTË DËNUAR TË SËMURË, LIGJI I RI I LË TË VDESIN NË BURG