Ekspozita “Baballarët Suedezë” ka hapur siparin këtë të enjte në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër, e cila do të qëndroj e hapur edhe këtë të enjte. “Baballarët Suedezë” paraqet portretet e 25 baballarëve të fotografuara nga Johan Bavman, të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi me fëmijën e tyre për të paktën gjashtë muaj.

Në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori suedezë në Tiranë, Johan Ndisi. Ky i fundit u shpreh mjaft entuziast për këtë hapje. E pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila vlerësoi këtë ekspozitë mjaft të veçantë. Fotografi Johan Bavman shprehet gjithashtu i emocionuar për mikpritjen në Shkodër. Ky ishte aktiviteti i parë, i cili i hap rrugë një morie aktivitetesh të tjera me rastin e ditëve kundër dhunës ndaj gruas. Kjo ekspozitë është shfaqur në shumë vende të botës.