Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i radhës për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve. Osmani thekson se marrëveshja dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes vendeve por edhe për të afruar sa më shumë qytetarët me njëri tjetrin.

“Marrëveshja dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, tha Osmani.

Artikulli paraprakTRUMP KONFERENCË NË SHTËPINË E BARDHË, BËN BILANCIN E NJË VITI
Artikulli tjetër21,4% E AUTOMJETEVE TË REGJISTRUARA NË 2025-ËN ERDHËN NGA KOREJA E JUGUT