
Punimet në rrugën Bahçallek – Harku i Bërdicës po vijojnë me ritme të larta
Aktualisht po punohet pë shtrimin e pallakave të troutareve dhe shumë shpejt do të nis hedhja e asfaltit në pjesë të këtij segemnti me gjatësi 1.6 km
Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut mbi lumin Drin është vepra më e rëndësishme e këtij projekti. Ura e re do të shërbejë për akomodimin e trafikut për mjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë për trafikun që lëviz në drejtim të Shkodrës.
Ndërsa pritet që të ndërtohet edhe një rreth rrotullim në mes të këtij segementi. Projekti parashikon edhe plotësimin e segmentit me elementët urbanë, si dhe hapësirat e nevojshme për lëvizjen e qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo ndërhyrje do të rrisë vlerën e të gjithë zonës.






