Thuajse në gjithë gjatësinë e tij segementi rrugorë nga ura e Bahçallekut deri tek Harku i Bërdicës është bërë e mundur hedhja e asfaltit.
Punimet po vijojnë edhe në disa drejtime të tjera sic është shtrimi i trotuareve po ashtu po realizohet ne nje pjese edhe betonizimi I anësores së rrugës
Banorët thonë se ky investim është mjaftë I rëndësishëm por kërkojnë që të punohet me ritëm më të shpejtë
Ky projekt me vlerë rreth 11 miljon euro është pjesë e rikonceptimit të plotë të hyrjes së qytetit të Shkodrës, me synim për të lehtësuar trafikun në hyrje – daljet e qytetit gjatë sezonit veror dhe për te siguruar lidhje më të shpejtë me Tiranën, Velipojën dhe me pikën kufitare të Muriqanit

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN RRUGOR “KRYEBUSHAT-HARKU I BERDICËS”
Artikulli tjetërSHFRYTËZIMI I PASURIVE PO SHPOPULLON MIRDITËN