Ndonese në këtë periudhë fluksi I lëvizjeve është rritur ndjeshëm në zonën e Bahcallekut, për shkak të sezonit turistik,puna po vijon për ndërtimin e këmbëve urës së re. Ky investim i rëndësishëm i infrastrukturës synon t’i japë një zgjidhje afatgjatë sigurisë dhe lehtësimit të qarkullimit në njërën nga nyjet më strategjike të vendit.

Inxhinierët dhe punonjësit në teren po punojnë për realizimin e fazave kryesore të projektit, që përfshin ngritjen e bazamenteve dhe strukturave mbajtëse të urës. Punimet po zhvillohen paralel me lëvizjen e mjeteve, çka kërkon edhe masa të shtuara sigurie në kantier.

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut konsiderohet një vepër me rëndësi të veçantë për të gjithë rajonin e veriut. Edhe pse zhvillimi i punimeve në këtë periudhë kërkon mirëkuptim nga drejtuesit e mjeteve, përfundimi i saj premton transformimin e këtij segmenti dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFLAKËT I SHKRUMBOJNË SHTËPINË, FAMILJA KËRKON NDIHMË
Artikulli tjetërPËRUROHET KOMPANJELI I KISHËS NË GORAJ TË MALËSISË SË MADHE