Pas votimit me 78 vota pro të Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se tashmë u arrit objektivi i PS. Sipas Ramës, PS i dha Shqipërisë një President normal dhe figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit.

“Besoj se kemi arritur qartësisht objektivin, dhe të gjitha reagimet flasin për këtë, natyrisht përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, disa përtej saj, që do të thotë se i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin dhe njerëzit”, tha Rama.

Komentit se nga opozita morën vetëm një votë pro, Rama iu përgjigj: S’ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik i procesit por që ky proces u kurorëzua me provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten, për të bërë më të mirën që zgjedhjet dhe vendimet, aktiviteti ynë si shumicë, të shkojnë në interes të shqiptarëve.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ BAJRAM BEGAJ ZGJIDHET PRESIDENT I REPUBLIKËS
Artikulli tjetërZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ ALIBEAJ: PROCES FARSË! NUK MUND TË ISHIM PJESË E NEGOCIATAVE, KULISAVE APO PAZAREVE