Rikthehet Elsi Bakaj.

Sulmuesi kryetqytetas me stilin e tij që e karakterizon rikthehet të flasë për ngjarjen që krijoi shumë polemika jo vetëm në ambjentin sportiv shkodran por në mbarë Shqipërinë.Bakaj ndalet tek çështja e mosaktivizimit të tij në ndeshjen finale të mbijetesës kundër Tiranës ku ishte dëshira e tij për të mos qenë pjesë e këtij takimi pasi e konsideronte të pamundur të luante kundër ekipit të Tiranës.

Në fjalën e tij Bakaj e pranon se gjesti ishte joprofesional për një lojtar futbolli por më mirë të ishte i ndershëm me veten dhe drejtuesit e ekipit.Drejtuesit kanë qenë të kuptueshëm për situatën time dhe e vlerësuan sinqeritetin tim u shpreh Bakaj.Nga ana tjetër fantazisti ndalet edhe tek çështja e pagës së tij tek Vllaznia ku tha se rroga që ka marrë tek Vllaznia nuk është paguar e gjitha nga klubi por një pjesë edhe nga donatorët privatë por pa përmendur emra konkretë.

Madje sulmuesi pretendon se nuk ka marrë paratë për muajin e fundit të aktivizimit tek Vllaznia dhe kësisoj Vllaznia është borxhlie ndaj tij dhe jo ai ndaj Vllaznisë.Elis Bakaj u aktivizua në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Vllazninë duke realizuar edhe gjashtë gola por në ndeshjen kryesore të sezonit ai nuk denjoi të aktivizohej kundër Tiranës duke krijuar shumë polemika për këtë çështje.

Artikulli paraprakDËMET QË SJELL DROGA NË ADOLESHENCË
Artikulli tjetërVOTAT PËR NJË MANDAT, JA KALKULIMI NË SECILIN QARK