“Nuk isha në formën time më të mirë por jam i kënaqur që Vllaznia fitoi ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës ndaj Teutës”.

Kështu shprehet Elis Bakaj pas debutimit me Vllazninë. Bakaj shprehet se Vllaznia ka shanse më të mëdha për t’u kualifikuar në këtë tur çerekfinal. I pyetur për temperamentin e tij Bakaj u shpreh se nuk dëshiron të jetë protagonist por ngacmohet nga lojtarët e tjerë. Ndaj Partizanit në kampionat Vllaznia shkon për fitore. Vllaznia luan në transfertë ndaj Partizanit por kjo ndeshje pritet të zhvillohet në Elbasan dhe jo në stadiumin “Selman Stërmasi” siç u mendua fillimisht.

Artikulli paraprak“SHEJNAZE JUKA ” DHURON NDIHMA PËR FAMILJET NË NEVOJË
Artikulli tjetërAKSIDENTI, NJË I VDEKUR NË LUSHNJE.