Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla është dakordësuar me kërkesën e Enkelejd Alibeajt, që procesi për nisjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit të nisë me datën 10 maj.

‘Kërkesa jonë e parë ka qenë data 29 prill dhe kemi ripropozuar spostimin e afatit të parë me një javë. Për ne nuk ka asnjë problem e rëndësishme është që i gjithë procesi të jetë sipas Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit ka hapësira dhe ne duam një proces gjithë përfshirës. I gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe grupet parlamentare janë të vetmet që do të përfshihen.

Maxhoranca po zhvillon proceset e veta konsultuese. Pra procesi i fillimit të zgjedhjes së presidentit të Republikës ka një vendimmarrje. Jam i gatshëm që ta negocioj. Ne duam një president me të gjitha palët. Ne duam një presidenti të të gjithë shqiptarëve. Nëse jemi gati t’i japim shqiptarëve një president të të gjithëve jemi gati.

Jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëjmë shkelje që produkti i procesit të jetën anti-kushtetues. Nëse ju do insistonit deri në fund se doni më shumë kohë që data e fillimit të jetë data 10 e vetmja zgjidhje është që konferenca të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë mbledhja në datën 10. Konferenca e Kryetarëve rimblidhet me datën 10 dhe me datën 16 të jetë raundi i parë. Për pjesën e dytë, e përcakton kushtetuta.’- tha Balla.

Artikulli paraprakAKSIDENT I KATËRFISHTË NË QËNDËR TË SHKODRËS
Artikulli tjetërBANORËT: RREZIKOJMË JETËN NGA LËVIZJA NË BYPASS