Partia Socialiste ka nisur punën për përzgjedhjen e presidentit të ri, pasi Ilir Metës i skadon mandati më 24 korrik. Përmes një letre, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolli që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve.

Grupi parlamentar i PS-së do të mblidhet të martën që vjen, ku do të bëhen edhe propozimet konkrete.

Procedura përcakton qartë se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të sjellë nga deputetët.

Artikulli paraprak4 VITE VETTING, NË TOTAL 513 VENDIME! TË SHKARKUAR NGA DETYRA 117 GJYQTARË DHE 70 PROKURORË
Artikulli tjetër“KONGRESI I PS, NGJANTE ME NJË MAFIE SHTETËRORE”, BERISHA: RRITJA E ÇMIMEVE, E DIKTUAR NGA SPEKULIMI