
Një ditë pas akuzës bombë të kryeministrit Edi Rama se pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të dalin detaje të reja të cilat sipas tij inkriminojnë demokratët.
Duke i bërë thirrje Prokurorisë, që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt historinë e akuzave të opozitës për Agron Xhafajn,
Balla deklaroi se ditët në vazhdim do të jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD.
Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë.
Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me presona të rangjeve më të larta të PD. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë.
Deputeti socialist vijoi më tej me akuzat në adresë të demokratëve.
Luli thotë e ka Babalja, ky thotë e ka gazetari dhe gazetari thotë se përgjegjësin e ka PD. Autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe me këtë histori Saliu po na del me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.
Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim, i cili duket ditën për diell që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit.
Ne e dimë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe gripat e tij, që tashmë e ka kuptuar që ne e dimë të vërtetën.
Për t’i shkuar asaj deri ë fund thirrja ime është ndaj Prokurorisë, që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në kohë të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë, të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin cili do qoftë ai.
Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë.
Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë.