
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi që 4 prej pikave të rendit të ditës së sotme, të kalojnë për shqyrtim në seancën e ardhshme me qëllim për të lehtësuar dhe agjendën e ditës së sotme. Një kërkesë për lehtësim të agjendës erdhi nga pala demokrate, konkretisht nga deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se shumë projektligje kërkojnë debat.
“Ndoshta do duket sikur kemi bërë ndonjë marrëveshje, po edhe në funksion të asaj që tha kolegu, bazuar në rregullore, do të kërkoja shtyrje për 1 javë të shqyrtimin e 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duken rakorduar fjalë për fjalë për KE dhe i propozoj seancës që projektligjet:
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”;
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar;
Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”;
Kemi sjellë dy kërkesa për një shtesë për përbërjen e komisioneve të përhershme dhe përcaktimin e anëtarëve zëvendësues”, tha Balla.






