Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë.

 

‘Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e paparanushëm që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Nuk është presion ndaj drejtësisë.

Unë po shpreh këndvështrimin tim dhe kam pasur qëndrim për këto çështje ka ekzistuar që para se SPAK të lindte. Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet, edhe OSSH CEZ dhe për kompleksin Partizani. Për kompleksin Partizani, prokurori më ka marrë deklarimin tim dhe kam besim që çështja të ecë në drejtimin e duhur.’ – tha Balla.

Artikulli paraprakHYN NË FUQI VENDIMI PËR KONFISKIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE, PRONARËT MUND TË BLEJNË SIPËRFAQEN, POR S’I SHPËTOJNË GJOBËS
Artikulli tjetërGRUPI PARLAMENTAR I PD KËRKESË KUVENDIT, TË MBAHET MBLEDHJE E KËSHILLIT PËR MANDATIN E OLTA XHAÇKËS