Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS-së, Balla i ka uruar punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah me Shqipërinë drejt BE.

Sipas Ballës, duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Urimet më të sinqerta @Avdullah Hoti dhe Lidhjes Demokratike @IsaMustafaKS Punë të mbarë Qeverisë së Re në agjendën e brendshme dhe në rrugëtimin e përbashkët krah për krah 🇦🇱🇽🇰🇪🇺 në rrugën e integrimeve evropiane. Të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë në dobi të bashkëpunimit👐🏼🤝