Një debat i fortë është zhvilluar sot në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku deputeti i Partisë Demokratike dhe zv/kryetar i Komisionit, Klevis Balliu, u përplas ashpër me ministren e Brendshme Taulanda Kociu duke akuzuar këtë të fundit për gjendjen alarmante sipas tij në vend.

“Krimi i organizuar sot kontrollon çdo cep të vendit,” deklaroi Balliu, duke theksuar se ndërkohë që të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për Shqipërinë si nyje të trafikut të kokainës, policia e shtetit nuk kap asnjë gram.

Sipas tij, kjo është prova më e qartë se strukturat e rendit janë nën kontroll të kartelëve dhe jo në luftë me ta.
Balliu iu referua raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë bërë Shqipërinë të cenueshme ndaj pastrimit të parave.

“Ju nuk ktheni përgjigje për këtë, sepse s’mund të flisni për një sistem që e keni ndërtuar vetë,” u shpreh Balliu duke akuzuar ministren Kociu për heshtje dhe mbrojtje politike të grupeve kriminale.
Ai solli në vëmendje raportin e fundit të OSBE-ODIHR, ku për herë të parë theksohet ndërhyrja e krimit të organizuar në proceset zgjedhore.
“Pamë me sytë tanë se si në Vorë policia nuk guxonte të afrohej, ndërsa banda e Xhabaftëve ushtronte presion mbi qendrat e votimit,” tha Balliu, duke shtuar se ky është shembulli më i qartë i kapjes së shtetit.

Deputeti demokrat nuk kurseu as drejtuesit e policisë, duke përmendur konkretisht Ilir Prodën, për të cilin tha se “është në shërbim të krimit dhe jo në luftë me të.”
Ai theksoi se raportet e DASH konfirmojnë rënien e sigurisë publike:
“Dy policë me të njëjtën gradë, në të njëjtën rrugë — njëri me skaf 200 mijë euro, tjetri mezi paguan qiranë. Ky është imazhi real i një sistemi të kalbur nga korrupsioni

Artikulli paraprakGJYKATA E TIRANËS LË NË BURG GJON SHKAMBIN, XHAXHAI I AUTORIT TË KRIMIT
Artikulli tjetërOPOZITA NUK FITOI ASNJË NGA 5 BASHKITË, BERISHA: DHUNIM MASIV I VOTËS SË LIRË