KUQEBLUTË DO SYNOJNË FITOREN PËRBALLË MAQEDONASVE.Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj do të luajë sonte në orën 18:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanikë. Këtë herë, përballë shkodranë do të jetë ekipi Maqedonas, Kozuv, një ndër ekipet më të mira të këtij grupi.

Aktualisht, Kozuv, është i renditur në vendin e dytë në renditje me 6  pikë, vetëm një më pak se Sigal Prishtina që mban vendine  parë. Ndërkohë, Vllaznia vjen në këtë sfidë pa asnjë fitore. Gjithsesi, takimi pritet të ketë një interes të madh dhe nga tifozët, për shkak se takimi i parë  zhvilluar në Ligën Ballkanike, ndaj skuadrës Craiova ka qenë i një niveli të mirë, ku më pak fat dhe mund të fitohej. Nga ana e tjetër, shkodranët janë përqëndruar maksimalisht për këtë sfidë, pasi trajneri Bledar Gjeçaj, shpreson dhe beson tek forca e basketbollistëve të tij se mund të zhvillojnë një tjetër lojë cilësore. Dihet që Vllaznia, me të gjitha problemet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë aventurës së saj në Ligën Ballkanike, nuk ka patur mundësi të tregojë realisht forcën e saj reale. Ndoshta sot do të flisnim ndryshe në rast se takimi me Mornar do të ishte zhvilluar. Apo në qoftëse skuadra do të realizonte stëritje të rregullt në ambjentet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka zhvilluar një fazë të mirë stërvitjeje, qoftë me ambjentin e zënë, apo me prishjet e herëpashershme të parketit të pallatit të sportit. Mëgjithate, sot Vllaznia do të kërkojë të bëjë një tjetër ndeshje cilësore, dhe pse jo të pretendojë të arrijë një fitore. Takimi, Vllaznia- Kozuv do të zhvillohet në orën 18:00 në “Qazim Dervishi”. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Ui2HVmtWeXY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA TAKIM ME “VLLAZNIT ULTRAS”
Artikulli tjetërPDK-LDK, NDAJNË POSTET