Ditën e sotme është mbajtur konferenca e drejtorëve të përgjithshëm të doganave të Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj theksoi se synimi për mbylljen e negociatave brenda 2027 është qëllim ambicioz.
Balluku gjithashtu u shpreh se është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë tek masat konkrete për të lehtësuar tregtinë.

“Synimi kryesorë është të fokusohemi në masa konkrete për të lehtësuar tregtinë e bizneseve. Sot pata kënaqësinë të ndaja progresin që Shqipëria ka bërë në fushën e digjitalizimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale që kanë sjellë ndryshime. Po ashtu do t’ju lutesha t’i kushtoni pak kohë për të vizituar Tiranën, pasi një nga sektorët e rëndësishëm është edhe turizmi. Tirana është kthyer në një galeri të gjallë të arkitekturës botërore”, tha Balluku.

Artikulli paraprakTRUMP ZBULON ÇFARË PËRFSHIN MARRËVESHJA E ARRITUR MES PALËVE NË LONDËR
Artikulli tjetërAEROPLANI ME MBI 200 PASAGJERË NË BORD RRËZOHET PRANË AEROPORTIT NË AHMEDABAD TË INDISË