Ministrja Belinda Balluku tha se që nga sot do të nisin fluturimet esenciale dhe se sot pritet që të mbërrijnë vaksinat anti-COVID në orën 15:00.

‘Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitore, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme.

Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi.

Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve ’- tha Balluku.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E HAXHI FEJZI ZAGANJORI, BASHA MESAZH NGUSHËLLIMI: SIMBOL I PATRIOTIT DHE QYTETARIT SHKODRAN
Artikulli tjetërSTAR TREND – GJIMNAZI 28 NENTORI