Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përsonave me Aftësi Ndryshe, Rrjeti I Informimit i BE-së organizoi koncertin “Evropa Për Të Gjithë”

me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të bandës muzikore “The Door” e formuar nga të rinj me aftësi ndryshe .Në një atmosferë të jashtëzakonshme koncerti nisi me ekzekutimin e himnit të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Grupi “The Door” luajti këngët më të njohura shkodrane dhe muzikë të huaj.Miriam Angoni, Drejtuese e Rrjetit gjatë fjalës së mirëseardhjes theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve artistike për të promovuar përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe ndalimin e diskriminimit. Punonjësja sociale e bandës Bujane Topalli rezantoi anëtarët e grupit muzikor dhe vlerësoi nevojën për të promovuar aftësitë e jashtëzakonshme që kanë këta persona dhe ndërgjegjësimin e barazinë mes të rinjve me aftësi ndryshe në shoqërinë shqiptare. Banda “The Door”, e veçantë në llojin e saj në Ballkanin Perëndimor është krijuar në vitin 2005 me mbështetjen e Z. Falk Bakke udhëheqës i një bande të ngjajshme në Norvegji, i pranishëm sot në concert. Me një mori koncertesh të shfaqura në të gjithë vendin banda po rritet falë ndihmës dhe kontributit të artistëve shkodranë si Ilir Zoga, Bepin Vjerdha a shumë të tjerë. 

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, TULA: E PAKËNAQUR ME ECURINË
Artikulli tjetërDEGA PS NË SHKODËR VOTON PËR KRYETARË TË FRESSH