Bandat e azilantëve përleshen me karrige dhe tavolina

Bandat rivale të emigrantëve kanë sulmuar njëri-tjetrin me karrige, tavolina dhe gjithçka kanë gjetur përpara. Videoja është filmuar në një qendër azili në Holandë, ndërsa është publikuar nga linderi i partisë së ekstremit të djathtë Geert Wilders. Ai pohoi se pamjet i kishte marrë nga një punëtor brenda qendrës së azilantëve. Nga pamjet tronditëse shihen burra duke thyer karrige, teksa situata del jashtë kontrollit. Kur zënka shpërthen, burrat po mbahen në një dhomë pa dritare. Katër persona besohet të jenë lënduar në protestë, por nuk është e qartë kur ka ndodhur ngjarja. Wilders tha se pamjet vijnë nga një Apeldoorn dhe se ishin filmuar të premten e shkuar. Publikimi i një videoje të tillë është bërë jo pa qëllim, pasi vitin e ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet, ku partia e tij kryeson sondazhet me rreth 33 deputetë nga Parlamenti me 150 vend, duke e shtyrë në vend të dytë kryeministrin Mark Rutte. Policia tha se ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor të vitit 2015.